Lirohen nga akuza për vrasjen e 15 shqiptarëve

Ish pjesëtarë të Ushtrisë së Jugosllavisë, janë liruar nga akuzat për vrasjen e 15 civilëve shqiptar të Kosovës. Të akuzuarit janë liruar pasi që nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme.

Lajme

30/12/2013 14:41

Gjykata e Lartë në Bjelo Pole, ka liruar sot 8 pjesëtar të ish-Ushtrisë së Jugosllavisë, të cilët ishin akuzuar për vrasjen e 15 refugjatëve shqiptar nga Kosova në fshatin Kalugjerski laz të komunës së Rozhajës.

Në bazë të vendimit të kësaj gjykate, konstatohet se nuk ka fakte të mjaftueshme për të akuzuarit për vrasjen e shqiptarëve gjatë vitit 1999.

Të liruarit janë komandanti i batalionit, nënkoloneli Predrag Strugar, si ish ushtarët, Mimcilo Bajraktarovic, Petar Labudovic, Aco Knezevic, Branislav Radic, Miro Bojovic, Vladimir Gjuraskovic dhe Boro Novakovic.

Për afro 5 vite proces gjyqësor, këta ish ushtar se pari ishin akuzuar për vrasjen e 23 vetave, mirëpo numri i të vrarëve ka rënë për 15, pasi që ishte konstatuar se 8 të tjerë ishin vrarë më herët.

Prokuroria shtetërore e Malit të Zi, më 31 korrik të vitit 2008, kishte ngritur aktakuzë kundër 8 pjesëtarëve të ish Ushtrisë së Jugosllavisë për krime lufte ndaj të kryera ndaj popullatës civile.