Lirohen iPhone 5S dhe 5C, pasi që data e lansimit të iPhone 6 po afrohet

Çdo ditë e më shumë ne po afrohemi drejt datës së lansimit të iPhone 6. Dhe me afrimin e kësaj date, çmimet e versioneve 5S dhe 5C të iPhone kanë pësuar rënje.

Auto & Tek

28/06/2014 19:07

Data e lansimit të celularit të përfolur iPhone 6 është duke u afruar. Celulari i ardhshëm i iPhone po bën që versionet e kaluara të celularëve të bien në çmime në çdo dyqan nëpër botë.

Bazuar në disa postime që i ka bërë Apple, iPhone 6 pritet që të lansohet në shtator, apo më specifikisht më 19 të atij muaji.

Shenjat se data e lansimit të iPhone 6 po afrohet ishin të vërejtura më shumë nga Walmart. Kompania zbuloi se do t’i ulë çmimet për iPhone 5S dhe 5C, duke sinjalizuar ardhjen e iPhone 6.

iPhone 5S u reduktua në çmim për $50, kurse 5C për $29, që të dy me kontrata 2 vjeçare të blerjes.

iPhone 6 premton se do të sjellë disa përmirësime të mëdha të modeleve të kaluara, si një ekran të përmirësuar (e pakonfirmuar, por thuhet se iPhone 6 do të ketë një ekran 4.7 inç), një procesor të ri 64 bit A8, 2GB RAM dhe komplet një ri-dizajnim.