Lirohen 9 aktivistë të Vetëvendosjes, të arrestuar në protestën e djeshme

Lirohen edhe 9 aktivistët e Vetëvendosjes të cilin ishin arrestuar në protestën kundër ministrit Aleksandër Jabblanoviq.

Lajme

17/01/2015 18:16

Aktivistët e Vetëvendosjes të cilit ishin arrestuar një ditë më parë në protestën para ministrisë për Komunitete dhe Kthim, janë liruar sot.

Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes, 9 aktivistët e saj janë liruar në orët pasdites.

Policia e Kosovës në protestën kundër deklaratave të ministrit Aleksandër Jabllanoviq, kishte arrestuar 22 aktivistë të VV-së, ku mbrëmë janë liruar 13 prej tyre, ndërsa 9 të tjerë, të cilët ishin ndaluar me urdhër të Prokurorit për 24 orë.

Nga ta, dy ishin ndaluar ngase po kërkoheshin edhe më herët.