Lirim Kastrati i pandalshëm, shënon sërish në Kroaci

Lirim Kastrati vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në elitën e futbollit kroat.

Sport

30/09/2018 17:51

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar një tjetër gol në fitoren 0-3 të Lokomotivës së Zagrebit në udhëtim te Gorica.

Kastrati shënoi në minutën e 42’ të ndeshjes, për të kaluar në epërsi 0-1 skuadrën.

Për sulmuesin që do t’i bashkohet skuadrës së parë të Kosovës në muajin tetor, ky është goli i gjashtë kampionat, ku prinë në listën e golashënuesve me gjashta gola të shënuara./Lajmi.net/