Liria emëron trajnerin nga Italia

Liria ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Gëzim Hasin.

Sport

12/11/2018 16:51

Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se për stolin e tyre kanë përzgjedhur një trajner që vie nga Italia, shkruan lajmi.net.

Alberto Vincenzo Anesse do të jetë njeriu që do ta drejtojë Lirinë për pjesën e mbetur të sezonit.

Aktualisht skuadra prizrenase renditet vetëm tre vende para të fundit (10).

Liria ka grumbulluar vetëm 16 pikë në 15 takime, dhe regjistron një gol diferencë shumë të dobët (17:23.

Ndeshja debutuese për italianin pritet të jetë ajo kundër KEK-ut. /Lajmi.net/