Lirak Çelaj: Me ne Dardania e pastër, e sigurt dhe me parkingje

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelaj, sot ka vizituar pjesë të Lagjes Dardania, ndër lagjet e urbanizuara por me shumë probleme jetike për qytetarët.

Lajme

23/09/2017 20:09

Parkingjet dhe mbeturinat janë probleme prioritare, po ashtu trafiku i paorganizuar, nënkalimet, ashensorët pa përkujdesje dhe podrumet me ujë dhe lagështirë.

Po ashtu,  Çelaj ka ecur edhe mbi Platonë e kësaj lagjeje, si një dëshmi dhe histori e një qeverisjeje të dështuar dhe të paaftë për një plato.

“Më shumë se “Dardania”, asnjë lagje tjetër nuk e përjeton kaosin në trafik. Rreziku që i kanoset çdo qytetari dhe çdo banori në këtë pjesë është shqetësues. Ne kemi tjetër vizion për këtë pjesë të Kryeqytetit, ka theksuar Çelaj.

Ndërsa ka potencuar se ai “ka plan për parkingje, për dallim nga gjendja ekzistuese, ne kemi vizion. Hapësirat gjithandej duan kujdes, nga vendi ku planifikohet të ndërtohet Xhamia dhe KEK-u, ne kemi zgjidhje”.

Çelaj ka vënë në dukje se kjo lagje pas 22 Tetorit do të jetë ndryshe. Siguria është një prej problemeve me të mëdha të kësaj lagje ku parkingjet dhe shtëpitë e pabanuara janë bërë strehë e narkomaneve.

“Brenda 2 vjetësh kjo lagje do të jetë një prej lagjeve më të sigurta në Prishtinë” tha Çelaj.