Liqeni që ndërron ngjyrën brenda natës duke tmerruar banorët

Njerëzit janë tmerruar kur e kanë parë që liqeni që gjendet afër shtëpove të tyre ka ndërruar ngjyrë brenda natës.

Fun

04/09/2018 11:02

Dy liqenet e mëdha, të vendosura pranë njëri-tjetrit në rrethin e Kinelskiy të qytetit të Samarës në rajonin e Oblastit Samara të Rusisë në jugperëndim, kanë ndryshuar ngjyrën duke tmerruar edhe banorët që janë aty pranë, transmeton lajmi.net.

Tani janë duke u zhvilluar hetime se si ndodhi ndryshimi rrënjësor, me shqetësimet e ngritura se një dalje lokale industriale ka ndotur ujërat.

Janë pranë pesë njësi industriale, duke përfshirë një fabrikë betoni, një fabrikë për ushqim të përbërë, një fabrikë birre, një rafineri dhe një fermë e derrav.

Alexey Veretennikov tha: “Është e qartë menjëherë se ka një helm atje. Nuk ekziston një ngjyrë e tillë sintetike në natyrë”.

Ekologu Sergej Simak, i cili po shqyrton çështjen, ka përmendur tri arsye të mundshme për ndryshimin e ngjyrës.

Hetimet janë në vazhdim.

Përdoruesi i internetit Alex Polyanskiy tha: “Kjo duket surrealist” ndërsa një tjetër, i quajtur si Vladimir Afonin shtoi: “Pyes veten se çfarë përdorin këta prodhues për të bërë birrë nëse mbeturinat lënë një ngjyrë të tillë.” /Lajmi.net/