Liqeni i Badovcit po shteron

Niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka rënë deri në 8 metra nën nivelin maksimal, që është një rrezik për mbetje pa ujë qytetarët e Prishtinës dhe fshatrave tjera që furnizohen nga ky liqen.

Lajme

02/02/2014 18:15

Liqeni i Badovcit vazhdon të jetë në nivelin minimal të ujit, si pasojë e mos reshjeve të shiut dhe borës këtë dimër.

Sipas njoftimeve, niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka rënë deri në 8 metra nën nivelin maksimal, që është një rrezik për mbetje pa ujë qytetarët e Prishtinës dhe fshatrave tjera që furnizohen nga ky liqen.

Madje, sipas zyrtarëve të kompanisë Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’ kjo është rënia me e madhe që ka ndodhur ndonjëherë.

Tanimë zyrtarët komunalë dhe të Qeverisë kanë ndërmarrë disa hapa për mbushjen e këtij liqeni, por edhe liqenit të Batllavës me ujë nga liqeni i Ujmanit, meqë ende nuk ka reshje të shiut dhe borës që do ta shtonin nivelin e ujit në këto liqene.

Nga dy liqenet artificiale, Batllava dhe Badovci furnizohen me ujë të pijshëm Prishtina, Podujeva, Fushë-Kosova, Obliqi dhe të gjitha fshatrat e këtyre komunave, që përfshijnë gjithsej 433 mijë konsumatorë.

 

(Kosovapress)