Liqeni i Badovci del nga shtrati

Para pak çastesh ka filluar kapërderdhja ose dalja e ujit nga shtrati i liqenit të Badovcit, e cila ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve dhe rritjes së nivelit të ujit.

Lajme

23/03/2015 09:06

Kjo është herë e tretë që ujë del jashtë mbrojtjes së këtij liqeni.

Rasti i fundit ishte në vitin 2006, kurse për herë të parë ndodhi para 35 viteve. Ndryshe, edhe në liqenin e Batllavës ka disa ditë që ka filluar dalja e ujit nga shtrati i liqenit, transmeton KosovaPress.