Lippi zbulon arsyen e dështimit të Interit në Serie A

Rreth situatës së zikaltërve ka folur ish-tekniku Lippi, i cili nuk fajëson as teknikun dhe as lojtarët por merkaton zikaltër.

Sport

09/02/2018 13:45

Interi ishte i pamposhtur për katër muajt e parë të sezonit, derisa një humbje 3-1 ndaj Udinesit solli një krizë te klubi që pastaj bëri tetë ndeshje pa një fitore radhazi.

Nga një pretendent për kampionat tani Interi seriozisht po rrezikon pozitën që i dërgon në Ligën e Kampionëve, edhe pse ende gjenden në pozitën e katërt. Rreth situatës së zikaltërve ka folur ish-tekniku Lippi, i cili nuk fajëson as teknikun dhe as lojtarët por merkaton zikaltër.

“Unë e kuptoj pakënaqësinë e tifozëve: edhe këtë sezon, pas një starti të madh, kanë rënë”, ka thënë fillimisht Lippi për Gazzetta dello Sport.

“Spalletti kishte krijuar hamendje të mira psikologjike, por le të jemi të sinqertë: Icardi, i shënon 90 për qind të golave të tyre”.

“Ata kanë lojtarë të mirë, por jo të jashtëzakonshëm”.

“Lidhur me komentet e Spalletti ndaj tifozëve, nuk duket asgjë e re për mua”, përfundoi trajneri italian.