Lippi vazhdon me Guangzhou

Marcello Lippi do ta drejtojë edhe për tri vjet ekipin Guangzhou Evergrande, me të cilin e ka fituar kampionatin kinez dhe Ligën e Kampionëve aziatike. Lajmin e ka konfirmuar klubi kinez, i cili ka dashur t’u japë fund spekulimeve rreth së ardhmes së trajnerit italian. Me këtë rast, Guangzhou do të qëndrojë në krye të…

Sport

28/02/2014 12:35

Marcello Lippi do ta drejtojë edhe për tri vjet ekipin Guangzhou Evergrande, me të cilin e ka fituar kampionatin kinez dhe Ligën e Kampionëve aziatike.

Lajmin e ka konfirmuar klubi kinez, i cili ka dashur t’u japë fund spekulimeve rreth së ardhmes së trajnerit italian. Me këtë rast, Guangzhou do të qëndrojë në krye të klubit kinez deri në nëntor të vitit 2017, siç është bërë e ditur nga klubi, përmes uebfaqes zyrtare.

Guangzhou nuk e kishte fituar titullin e kampionit në Kinë për 23 vjet rresht, por një gjë të tillë e bëri me Lippin, i cili ishte shpallur kampion bote me Italinë në Botërorin ‘Gjermania 2006’. Në të kaluarën, 65 vjeçari i kishte udhëhequr edhe klubet e mëdha italiane, Juventus dhe Inter.