Lippi: Ky ekip mund ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Marcello Lippi ka parashikuar fituesin e mundshëm të Ligës së Kampionëve.

Sport

21/02/2017 11:25

Marcello Lippi beson se Juventus mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Ish trajneri i “Bianconerëve” ka mbështetur kampionin e Italisë në rrugëtimin drejt trofeut të madh evropian.

“Favoritët e mëdhenj, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich nuk më duken të pa arritshme si dikur”, deklaroi Lippi për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Andaj, është logjike që gjatë këtij sezoni Juventus mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.