Lionel Messi kundër Cristiano Ronaldo – Ky është fituesi sipas statistikave të 10 viteve të fundit

Dekada e fundit ka shfaqur në skenë dy prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit; Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sport

14/02/2019 20:30

Debati më i madh në mes të futbolldashësve dhe ekspertëve të këtij sporti ngritët mbi pyetjen se cili nga dyshja është më i miri.

Sigurisht, se të dy kanë dhënë kontributin e tyre maksimal në skuadrat ku kanë luajtur. Spektakli nga ta nuk ka munguar asnjëherë.

Por, nuk kemi një mundësi që të vendosim përfundimisht se cili është më i miri. Zakonisht, përgjigja varët edhe nga ajo se si individi e pëlqen lojën e futbollit. Pra, nga stili i lojtarit.

Megjithatë, më poshtë, një statistikë për Messi kundër Ronaldo në 10 vitet e fundit, na jep vetëm një fitues, dhe ai fitues është i padiskutueshëm në këtë aspekt.

Më poshtë lajmi.net do t’ua përcjell notën mesatare të dyshes, që nga viti 2009, për secilin sezon.

2018/19 (deri më tani)
Messi – 8.5
Ronaldo – 7.8

2017/18
Messi 8.7
Ronaldo 7.9

2016/17
Messi 8.5
Ronaldo 7.6

2015/16
Messi 8.5
Ronaldo 8.0

2014/15
Messi 8.8
Ronaldo 8.5

2013/14
Messi 8.3
Ronaldo 8.3

2012/13
Messi 8.8
Ronaldo 8.2

2011/12
Messi 8.9
Ronaldo 8.3

2010/11
Messi 8.8
Ronaldo 8.3

2009/10
Messi 8.7
Ronaldo 8.5

Messi 9.5 – Ronaldo 0.5. Fituesi i qartë, sipas këtyre statistikave. /Lajmi.net/