Lionel Messi kërkon falje

Lionel Messi ka kërkuar falje që nuk ka arritur të rikuperohet me kohë, për të kontribuar edhe ai në fitoren e kombëtares së tij kundër Gjermanisë.

Sport

06/09/2014 00:15

Argjentina shënoi fitore bindëse prej 4-2 në miqësoren e zhvilluar kundër Gjermanisë, në Dusseldorf.

“I uroj të gjithë bashkëlojtarët e mi të cilët kanë dhënë kontribut në fitoren kundër Gjermanisë. Kërkoj falje që nuk kam qenë me ju këtë herë”.

“Ne kemi shumë gjëra për të dhënë. Do bëjmë shumë mirë në të ardhmen”, ishin fjalët e fundit të argjentinasit.

Messi ishte i lënduar dhe për këtë arsye nuk u paraqit në këtë takim. Ai pritet të rikthehet shumë shpejt nga lëndimi, dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të skuadrës së Barcelonës.