Linkedin synon që të bëhet lider në mediat sociale

Analisti Michael Markowski, parashikon që Microsoft do të bëjë Linkedin lider në mediat sociale

Auto & Tek

13/03/2017 20:28

Microsoft e ka blerë Linkedin për 26.2 miliardë dollarë dhe kjo mund të rezultojë që kjo kompani të arrijë vlerën e tregut deri në 1.000 miliardë dollarë, duke kaluar kompani të tilla si Apple dhe Alphabet, shkruan International Business Times, raporton GazetaExpress.

Apple ka vlerën më të madhe në treg, prej 621 miliardë dollarëve deri më 12 dhjetor, i pasuar nga Alphabet (ku bën pjesë Google) me 557 miliardë dollarë dhe Microsoft me 491 miliardë dollarë. Markowski, duke shkruar për Equities.com, tani parashikon që gjiganti në Redmont tech është në rrugë për të arritur vlerën e tregut në 1.000 miliardë dollarë si rezultat i tre faktorëve:

– Fitimet nga rrjedha e parasë në kompani janë ndër më të lartat nga të gjithë pretendentët, që përfshijnë Apple, Alphabet, Amazon dhe Facebook

– Blerja e LinkedIn e shumëfishon ekuitetin (pasurinë) e Microsoft

– Microsoft është në gjendje që të luajë një rol kyç në industrinë e re të investimeve sociale (SIC), që është çelësi për të zhvilluar investimet masive individuale (crowdfunding) në globalizëm.

Markowski thotë se Microsoft do të arrijë këtë qëllim duke bërë LinkedIn një lider në mediat sociale dhe industrisë në zhvillim – crowdfunding. Në fakt, ai parashikon se crowdfunding online do të jetë revolucioni tjetër teknologjik, në të njëjtin nivel me krijimin e internetit, email, mediave sociale, smartphone dhe aplikacioneve.

Crowdfunding online do të jetë për Microsoft ajo çfarë ishte revolucioni i aplikacioneve për smartphone për kompanitë si Uber, Airbnb dhe Snapchat që i bënë ato të numërohen ndër kompanitë më të vlefshme private në botë. Raporti, megjithatë, nuk thotë se kur Microsoft do të arrijë këtë cak edhe pse ai pret që industria e mediave sociale të zhvillojë kapitalin e crowdfunding deri në vitin 2025.

Për sa i përket aksioneve të Microsoft, ato ishin në pikun më të lartë të të gjitha kohërave në tetor dhe rritja ka vazhduar. Edhe pse divizioni mobil i kompanisë nuk ka shkëlqyer, platforma cloud e tij, Azure, dhe produktet e tjera kanë ndihmuar që kompania të rritet këtë vit.