Lindur, rritur e vrarë në Gjermani, u varros në vendlindjen e babait (Video/Foto)

Naim Zabërgja jeton që shumë vite në Gjermani, një ish polic i Kosovës që iku para luftës së fundit në vendlindjen e tij, por të martën u kthye më i mërzitur se kurrë më parë.

Lajme

26/07/2016 20:48

Ai po e mbante në krahë gjithë kohën, vajzën e tij, e njëjtë po bënte bashkëshortja e tij Kumrija me vajzën tjetër, këto dy të vetmet që iu mbetën (Margareta dhe Monika), teksa kështu po i jepnin lamtumirën e fundit të birit, Dijamantit, që u vra më 22 korrik në Munih të Gjermanisë, raporton lajmi.net.

Naim Zabergja  13838170_10209240919356697_2036916299_o

Naimi që dikur iku nga Kosova për shkak të problemeve me serb, atje i lindi, jetoi 21 vite, dhe iu vra i biri, nga një sulmues, që njësoj bëri edhe me tetë të rinj tjerë.

Polici i dikurshëm i Kosovës zgjodhi vendlindjen e tij që ta varroste të vetmin djalë që kishte, gjersa për sulmin ku ia morën jetën Dijamantit, raportoi e gjithë bota.

Ylber Zabërgja, familjar i viktimës tha se ky akt barbar nuk do duhej t’i ndodhte askujt.

“Kjo tregon se asnjë akt barbar që ka ndodhur në Munih prek zemrat e njerëzve anekënd botës”.

Mbi arkivol kishte flamurin kombëtarë, e na varrimin e tij morën pjesë qindra persona, mes tyre familjarë, përfaqësues subjektesh dhe të institucioneve të Kosovës.

E Valon Murtezaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës tha se kjo është ditë e tmerrshme për gjithë Kosovën.

21 vjeçari që u varros në Ropicë të Vushtrrisë, ndërsa terroristi që vrau atë, njëjtë bëri edhe me tetë të tjerë, prej të cilëve tre ishin nga Kosova (përfshirë këtu Dijamantin), e në fund, ai vrau edhe vetën. Ali David Sonboly ishte vetëm 18 vjeçar dhe Polica deklaruan se ai nuk kishte lidhje me ISIS, por kishte probleme psikike dhe po trajtohej që një kohë të gjatë. /Lajmi.net

YouTube player
YouTube player