Lindon Berisha paralajmëron diçka të re? Zbulon detajet

Lindon Berisha është goxha aktiv në projekte muzikore.

ShowBiz

21/06/2018 21:04

 

Këngëtari nga Maqedonia është duke punuar fuqishëm në këngë dhe bashkëpunime që padyshim se do t’i sjell gjatë sezonës së verës, shkruan lajmi net.

E për këto, përmes profilit zyrtar në Instagram, Berisha ka paralajmëruar gjëra të reja që tashmë i ka zbuluar.

Për Lajmi.net, Lindoni tregon se është duke punuar paralelisht në dy këngë, njëra do jetë bashkëpunim ndërkaq tjetra solo.

“Për momentin po punoj në dy projekte njëra bashkëpunim dhe tjetra është solo që është në përfundim pothuajse dhe do lansohet në korrik”, tha ai.

“Për shkak të ndryshimeve të mundshme dhe ndonjë anulimi nuk po mundem me cek diçka fatkeqësisht”, u shpreh ai.

Kënga e fundit e publikuar nga Lindoni mbetet “1Xhiro”, në duet me këngëtarin nga Ferizaji, 2Ton. /Lajmi.net/

YouTube player