Lindja triumfon në NBA All-Star Game

Skuadra nga Konferenca Lindore ndali Kevin Durantin dhe Blake Griffin e më pas e ndërpreu serinë e humbjeve në NBA All-Star Game. Kyrie Irving realizoi 31 pikë dhe 14 asistime duke u votuar MVP i ndeshjes, kurse Carmelo Anthony shënoi rekord në All-Star, tetë treshe dhe 30 pikë, derisa Lindja shënoi fitore ndaj Perëndimit me…

Sport

17/02/2014 09:59

Skuadra nga Konferenca Lindore ndali Kevin Durantin dhe Blake Griffin e më pas e ndërpreu serinë e humbjeve në NBA All-Star Game.

Kyrie Irving realizoi 31 pikë dhe 14 asistime duke u votuar MVP i ndeshjes, kurse Carmelo Anthony shënoi rekord në All-Star, tetë treshe dhe 30 pikë, derisa Lindja shënoi fitore ndaj Perëndimit me rezultat 163-155.

“Është nder i madh. Ne kishim disa MVP. Të gjithë këtu janë MVP”, deklaroi Irvin. Durant dhe Griffin të dy e përfunduan ndeshjen me nga 38 pikë, katër më pak se rekordi i Wilt Chamberlain në All-Star ndeshje.

Por, Lindja shënoi 10 pikët e fundit të takimit duke u shkëputur përpara në duelin ku ishte në disavantazh prej -18.

Irving shënoi 15 pikë në çerekun e katërt dhe Lindja e përfundoi serinë prej tri humbjeve të njëpasnjëshme.

LeBron James shënoi 22 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.