Lindja e pazakontë e kësaj foshnjeje: del në jetë nga aksidenti i të ëmës (Video) – Lajmi.net
Lindja e pazakontë e kësaj foshnjeje: del në jetë nga aksidenti i të ëmës (Video)
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 9:22, 31 July 2018
Një ngjarje gati e pabesueshme ndodhi në juglindje të Brazilit, rreth qytetit të Cajatit, midis Sao Paulo-s dhe Curitiba-s.

 

Një grua e ndodhur në fazën e fundit të shtatzënisë, ndodhej ne një trajler të ngarkuar me dërrasa kur shoferi humbi kontrollin dhe automjeti u rrokullis. Nga rrëzimi, gruaja shtatzënë ra nga kamioni dhe dërrasat që ranë mbi barkun e saj bënë që foshnja të dalë prej aty nga presioni i shtypjes. Ajo vete vdiq, por krijesa e vogël mbijetoi.

Mjekët që erdhën aty – për shkak të aksidentit, por pa e ditur se do gjenin një foshnje të sapolindur – thanë se ajo nuk kishte asnjë gërvishtje dhe se kordoni i kërthizës ishte këputur.

Stafi i spitalit ku ajo po trajtohet ia vuri emrin Giovanna.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO