Lindin shëndoshë e mirë binjakët e ngjitur, me dy koka, katër duar dhe dy këmbë (Foto)

Prindërit e binjakëve të ngjitur bashkuar të cilët kanë dy koka dhe katër duar por vetëm dy këmbë, kanë deklaruar se kanë “besim në Zotin” se do ti shpëtojë foshnjat e mrekullueshme, shkruan DailyStar.

Fun

21/12/2015 20:31

Binjakët janë të ngjitur në stomak dhe ndajnë shumicën e organeve të tyre vitale. Por edhe pse mjekët thonë se janë jashtë rrezikut për jetë, prindërit e tyre nuk besojnë se do të mbijetojnë gjatë, transmeton lajmi.net.

Binjakët 225-vjeçarja Guddo Devi i kishte sjellë në jetë në një spital në shtetin indian Uttar Pradesh.

Devi dhe bashkëshorti i saj Dalvir Singh ishin shumë të varfër, dhe për shkak të mungesës së të hollave nuk kanë mundur të kryejnë kontrolle të ultrazërit gjatë shtatzënisë.

Binjakët 3 “Ajo kurrë nuk është ankuar për ndonjë problem gjatë gjithë shtatzënisë së saj. Ne ishim të gëzuar për ardhjen e fëmijës tonë të parë në këtë botë, por kur i pashë foshnjat nuk mund t’iu besoja syve. Nuk është se nuk kisha dëgjuar për lindje të tilla, por kurrë nuk e kam imagjinuar se mund të kem binjakë të ngjitur”, ka deklaruar Dalvir. (lajmi.net)