Lindi vetëm 25 javësh dhe peshonte 1.4 kilogramë, shikoni si duket tani (FOTO)

Jett Morris u lind vetëm 25 javësh pas një komplikimi në mitër dhe peshonte vetëm 1.4 kg.

Lifestyle

22/02/2018 21:10

Pas lindjes, Jett vuante nga sëmundje kronike në mushkëri dhe verdhëz. Ai gjithashtu kishte dy vrima në zemër.

1

Jet filloi menjëherë të shërohet nga sëmundjet pasi po zhvillohej në mënyrë normale dhe pothuajse 3 javë para datës së caktuar u lejua të shkonte në shtëpi. Gjithashtu vrimat që kishte në zemër nuk do ta pengonin të kishte një jetë normale, sipas mjekëve.

2-3-e1473042181209

Mjekët i kishin këshilluar abortin nënës së tij, por ajo nuk kishte pranuar aq thjeshtë dhe pas lindjes gjërat kishin ndryshuar. Edhe pse askush nuk besonte se Jett do të jetonte, ai i’a doli, transmeton lajmi.net

3-4

“Unë isha në gjendje shumë të vështirë, edhe pse mjekët në çdo moment ishin me mua unë nuk kuptoja asgjë për fatin tim dhe të fëmijës. Më në fund, mjekët kanë bërë mrekulli”, shprehet e ëma.

“Ne kemi një përfundim të lumtur, por gratë tjera mund të kenë abortuar fëmijët e tyre në këso raste kur ata kanë mundur të mbijetonin”, shprehë shqetësimin e saj Mhari.

Tani Jett është në gjendje të mrekullueshme shëndetësore sikur të gjithë fëmijët e tjerë./Lajmi.net/ 

16ba0adfbe6b6b0a8bdc11a9d93c8792-600x 934b132147b9cd6e6eb1a7997f50be65-600x