Lindi pesë vajza në mënyrë natyrale për 30 minuta (Foto)

Një nënë e cila shkoi në spital duke menduar se do të sillte në jetë vetëm një foshnje, u befasua kur për gjysmë ore lindi jo një, por pesë.

Lifestyle

28/02/2017 12:10

Manita Singh, nga India, kishte humbur djalin e saj pak pasi kishte lindur, dhe kur u dërgua në spital duke pasur dhimbje të mëdha, ajo u frikësua se do ta humbte edhe këtë foshnje.

Por, doktorët në spitalin Ambikapur, në Chhattisgarh, Indi u befasuan kur pasi lindi foshnja e parë vajzë, edhe katër të tjera dolën pas saj, transmeton Gazeta Express.

Burri i Manitas, Manish tha: “I falënderohem Zotit që na bekoi jo vetëm me një fëmijë, por me pesë”.

Çifti nuk e dinin se do të kishin pesë fëmijë, për shkak se Manita nuk kishte bërë asnjëherë ultrazë.