Lindemann kthehet në Gjermani, tregon diçka të pabesueshme për jetën në Kosovë

Trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann, vazhdon të flasë për mediat gjermane në lidhje me futbollin dhe jetën në Kosovë.

Sport

06/12/2016 16:47

I intervistuar nga sajti gjerman “Zeit.de”, Lindemann ka folur edhe për jetën në Kosovë, derisa ka zbuluar një vaki, e cila e ka quditur më së shumti.

“Tashmë jam mësuar me atë se si kosovarët përdorin dy telefona në të njëjtën kohë dhe bëjnë  120 thirrje në ditë, madje edhe në veturë”, thekson Lindemann, përcjellë Gazeta Olle.

Ai thekson se për Kosovë, Prishtina është si Bayerni në Gjermani, derisa flet edhe për pranimin në UEFA dhe FIFA, dhe gjasat që Prishtina për të luajtur në rrethin e parë të Championsit me skuadra nga Gjibraltari e Andorra.

Në intervistë flet edhe presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, i cili tregon periudhën 1990-1999, që ishte më e vështira për futbollin tonë.

“Ne e krijuam vetë ligën tonë në vitin 1990, duke u pavarësuar nga Serbia. Ne kontribonim me fanella, topa, para etj. Shumë lojtarë u burgosën gjoja se kanë bërë vepra politika. Në vitin 1997 një ndeshje u ndërpre dy hera nga policia. Pas pjesës së parë, ne udhëtuam me veturë të tipit Yugo nëntë persona për 25 kilometra. Policia ka kapi sërish dhe u deshtë të shkojmë edhe 45 kilometra tjera për të gjetur fushë dhe për ta përfunduar ndeshjen, natyrisht ne fituam”, deklaroi Ejupi.

Lindemann është trajner i Prishtinës që nga shtatori, por ende nuk dihet nëse do t’i prijë Prishtinës edhe në stinorin pranveror të Vala Superligës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.