Lindemann bën horë futbollistët e Prishtinës

Trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann, ka kritikuar ashpër paraqitjen e skuadrës së tij në fushën e Trepçës ’89, ku prishtinasit u mposhtën 1:0.

Sport

07/03/2017 16:01

“Trepça ’89 luajti me shpirt dhe me zemër, ndërsa ne jo. Futbollistët e mi nuk luajtën me zemër dhe nuk e deshën fitoren si ata. Me paraqitje të tilla, normalisht që s’mund të luftojmë për titull”, deklaroi Lindemann për “Supersport”.

Në anën tjetër, i lumtur me fitoren është shprehur trajneri i Trepçës ’89, Zekirja Ramadani.

“Të mposhtësh Prishtinën është e vështirë. Ashtu siç thash para ndeshjes, derbi të tillë mund të vendosen nga një gol. Krijuam edhe tri-katër raste tjera ideale, por nuk ia dolëm të shënojmë”, deklaroi Ramadani.

“Edhe në këtë ndeshje dominoi fuqia e grupit. Sot shënoi John, në ndeshjet e kaluara shënuan Hasani dhe Hajdari. Kemi një ekip solid, të mirë. Sot i morëm tri pikë me meritë. Prishtina për titull? Nuk e di, ata i dinë punët e tyre”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6