Linda Halimi kualifikohet në fazën tjetër të American Idol (Foto)

Këngëtarja shqiptare Linda Halimi e cila po merr pjesë në American Idol, pas suksesit të fazës së parë, ajo nuk ka të ndalur.

ShowBiz

28/01/2016 08:38

Linda Halimi na njofton se ajo ka kaluar fazën tjetër të kompeticionit të talenteve amerikane, transmeton lajmi.net.

Mbrëmë është mbajtur faza e grupeve në Hollywood ku nga 260 garues, do të kalojnë vetëm disa prej tyre.

E lajmi i mirë është që edhe shqiptarja Linda Halimi e ka kaluar këtë fazë.

Performanca e saj pritet të transmetohet sonte./lajmi.net.