Linda Halimi këndon himnin amerikan në NBA (FOTO)

Pas pjesëmarrjes në fazën përzgjedhëse të talent showt “American Idol”, duket se i janë hapur rrugët e karrierës në Amerikë.

ShowBiz

19/02/2016 08:43

Linda Halimi ka bërë të ditur se do të këndojë himnin Kombëtar amerikan të hënën në një ndeshje basketbolli.

Kështu së paku ka bërë të ditur këngëtarja përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook duke pohuar se perfomoj në takimin mes Golden State Warriors dhe Atlanta Hawks.

“Do të këndojë himnin Kombëtar (Amerikës) të hënën në NBA. Bëhuni të sigurt se do ta shikoni ndeshjen epike mes Hawks dhe Warriors”, ka shkruar ndër të tjerash Linda, ndërsa ndeshja do të zhvillohet në Atalanta.

Ndërkohë, këngëtarja është duke përgatitur projekte të reja, të cilat do ti publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi

Image