Lind qengji me mbishkrimin “Allah”!

Në internet është shfaqur një qengj i cili ka rrëmbyer zemrën e miliona njerëzve, derisa pjesëtarë të besimit islam po pyesin nëse është në shitje ky qengj dhe për sa.

Fun

07/07/2015 16:31

Në fshatin Raduhovc, afër Tutinit në Serbi, ka ndodhur diçka e pazakonshme! Besoni apo jo, ka lindur një qengj me një shenjë në të cilin shkruan me shkronja arabe “Allah”, transmeton lajmi.net.

Kështu të paktën pretendohet në rrjetin social Facebook, ku janë postuar disa fotografi të këtij qengji. Kjo kafshë është bërë sensacion, kurse në internet pjesëtarë të besimit islam janë çmendur pas tij, duke pyetur nëse është shitje dhe nëse po për sa para. (lajmi.net)