Lind një foshnje pa sy (Foto/Video)

(Pamje shqetësuese +14) Një nënë në Guangzhou, Kinë solli në jetë një fëmijë që vuan nga sindromi i mungesës së syve, çka do të thotë se ai ka pak ose aspak inde të syve. Sindromi i quajtur Anophthalmia prek 1 në 100 mijë fëmijë dhe do të thotë se djali nuk do të mundet të shohë kurrë.

Fun

28/09/2016 09:22

Nëna e fëmijës, Liu Peiuha lindi më 20 shtator dhe tashmë është duke u konsultuar me specialistët  e spitalit të madh në Guangzhou me shpresën e ekzaminimit të mëtejshëm të fëmijës së saj.

Historia është publikuar nga të gjitha mediat në Kinë dhe djali është pagëzuar si ‘fëmija pa sy’, transmeton gsh.

Familja e gruas tha se ajo i kishte kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme gjatë shtatzënisë. Por, sipas specialistëve, Anophtalmia nuk mund të dallohet përmes testeve apo ekos me ultratinguj gjatë shtatzënisë.

1

2

3