Lind me sëmundjen që kap një në 50 njerëz në botë, por bëhet inspirim për njerëzit (Foto)

Lacey e takoi Krisin, dashurinë e saj dhe u martuan kur Lacey ishte 21 vjeç. Në moshën 23 vjeçare, ata kuptuan se do të bëheshin fëmijë dhe u gëzuan shumë për këtë fakt.

Lifestyle

04/02/2017 23:13

Në javën e 18’të të shtatzënisë, zbuluan se do të kenë një djalë. U gëzuane dhe më shumë.Ata ia dhanë emrin Kristian.  Një javë më vonë, morën një thirrje. Diçka nuk po shkonte mirë me Kristianin. Ata u thyen, transmeton lajmi.net.

Derisa Kristiani rritej në barkun e nënës, mjekët u bënë çdoherë më të pasigurt.

Çfarë nuk po shkonte? A do të jetonte fëmija i tyre? A do të ishte mirë mentalisht?

Me 18 shkurt të vitit 2011, Krisi dhe gruaja e tij shkuan në Vanderbilt për të lindur Kristianin. Nuk e dinin nëse do të ktheheshin në shtëpi me Kristianin apo pa të.

Në orën 9:32 Kristiani erdhi në botë…duke lëshuar britma!

Ai ishte gjallë!

Por nuk ishte aq e thjeshtë…

Gjendja e Kristianit ishte shumë më e rëndë se ç’ishte imagjinuar.

Ai lindi me defekte, nuk mund të mbyllte madje as gojën e tij. Ai është me sëmundjen ndër më të rrallat në botë, ku kap një ndër 50 njerëzit në gjithë botën.

article-2142424-13066902000005dc-866_634x443

Por u bë më keq. Sytë e Kristianit nuk u formuan asnjëherë, ata thjesht nuk ishin në vendin e tyre. Fëmija pra kishte lindur i verbër dhe prindërit mbetën zemërthyer.

Ata nuk dinin nëse do të duhej ta rrisnin apo çfarë të bënin një fëmijë të verbër. Kristian kishte tashmë katër ditë që kishte lindur dhe qëndroi në inkubator për katër javë.

Kur e kthyen nga spitali, gjërat u bënë më të papërballueshme.

Sa herë që e vendosën Kristianin jashtë në publik, njerëzit shikonin dhe përshpërisnin, shikojeni atë fëmijë. Fëmijët tjerë pyesnin nënat e tyre se çfarë nuk ishte në rregull me atë fëmijë. Disa madje e pyesnin Laceyn drejtpërdrejtë se çfarë kishte fëmija i saj, dhe shkoi aq larg sa t’i thoshin asaj që ishte një nënë e keqe që nuk e ka adoptuar Kristianin ende pa lindur.

Ajo ndihej e mjerë. Por Kristiani derisa rritej, qeshte dhe luante. Dhe kur njerëzit e shikonin, ai qeshte dhe njerëzit ia kthenin buzëqeshjen. Njerëzit tashmë filluan ta kërkojnë gruan në facebook dhe ta njihnin djalin për nga zemra dhe jo pamja, derisa ai u bë inspirim për të tjerët.

Tani, të gjithë e duan Kristianin dhe çdo gjë është më e lehtë për nënën e tij. Ajo ka fituar besim se ai është i bukur brenda dhe jashtë. Dhe ajo e di se ka bërë mirë që nuk e ka abortuar fëmijën e saj. Ajo thotë se ai është dashuria e jetës së saj. Dhe se ai është mrekulli. /Lajmi.net/

Image result for Mother's Inspirational Video of Blind Baby Boy - Lacey and Christian Buchanan