Lind foshnja më e madhe në Kosovë (Video)

Foshnja më e madhe në Kosovë, Amari nga Mitrovica, me peshë 5 kilogram e 820 gram, sot ka tre ditë që erdhi në jetë.

Lifestyle

03/06/2016 22:28

Gjinekologu që tash e 20 vjet punon në qendrën e gjinekologjisë në QKUK, ka vlerësuar se përkundër peshës së madhe të fëmijës, ai edhe e ëma janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lindja e ditës së mërkurë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është një ndër të rrallat që ndodh në këtë institucion shëndetësor.

Raste si këto janë të rralla edhe në botë, pasi pesha mesatare e foshnjave është nga 3-4 kilogram.

YouTube player