Lind foshnja 6 kg në Australi (Foto)

Një nënë në Perth të Australisë ka lindur beben më të madhe- një engjëll gjashtë kilogramë, i cili vendosi të vijë në jetë shpejt dhe pa paralajmërim, në oborrin e shtëpisë së saj.

Lifestyle

11/02/2017 13:51

Kjo ishte dita nacionale australiane Apllecross dhe Nina Tassell, 37 vjeçare, nuk pati kohë për të shkuar në spital. Ajo çfarë u shfaq para tyre ishte një mrekulli, një bebe 5,95 kilogramë, ndërkaq fëmijët mesatarë janë vetëm 3.3 kilogramë, transmeton lajmi.net

Sipas West Australian, lindja u bë me ndihmën e burrit, Adamit. “Ne ngecëm derisa bebja ishte duke e nxjerrë kokën jashtë, por Nina ndryshoi pozitën dhe i pashë sytë e tij të kaftë, e më pas edhe pjesën tjetër që doli për bukuri,” tha ai.

“Ai bëri pak zhurmë dhe ne e dinim se ishte në rregull, “Adam tha për West Australian. Adam tha se e dinte që ai do të ndihmonte bashkëshorten në lindje kur ajo i tha se kishte presion të lindjes.

Me 26 janar, në orën nëntë paradite, Ninës i shpërtheu uji dhe çifti derisa po përgatitej të niseshin menjëherë për spital, kuptuan që nuk do t’ja arrinin.

Nina dhe Adami tani katër djemë./Lajmi.net/