Limozina luksoze e Putinit

Përderisa presidenti rus Vladimir Putin tenton që të zgjidhë krizën në Ukrainë, larg publikut dhe këtyre problemeve ai ka qenë duke u marrë me prodhimin e Limozinës luksoze ruse enkas për vete.

Auto & Tek

09/05/2014 19:16

Prodhimi i quajtur \”Dubbed Cortege\”, është një projekt për të krijuar një Limozinë luksoze ruse, e cila po ndihmohet edhe nga inxhinierët e firmës Porsche.

Limozina presidenciale është prioriteti kryesorë, por Putin pret që ky projekt të përfshijë edhe prodhimin e disa veturave të tjera, përfshirë edhe një xhip luksoz.

Mediat ruse kanë postuar disa fotografi të dizajnit koncept, i cili duket se është më i mirë se dizajnet e Bentley dhe Rolls Royce.

Putin thuhet se do të shpenzojë 400 milionë dollarë të qeverisë për këtë projekt, me prototip të cilët do të fillojnë të testohen këtë vit.