Limoni, vrasës i qelizave të kancerit

Limoni është një frut që njihet për veti të shumta shëruese, por duket se ai ka dhe një rëndësi të veçantë në shkatërrimin eqelizave të kancerit, respektivisht mund të ndalojë zhvillimin e tumorit.

Lifestyle

06/11/2015 23:46

Sipas një studimi të realizuar nga Instituti Amerikan për Shëndetësi në Baltimor, ka bërë të ditur se limoni është produkt i fuqishëm natyral për shkatërrimin e qelizave kancerogjene.

Është konstatuar se limoni është 10 mijë herë më i fuqishëm se kimioterapia dhe çka është më e rëndësishme, nuk ndikon në qelizat e shëndosha. E vetmja gjë që ende nuk është bërë e ditur, është ajo se për çfarë sasie të limonit bëhet fjalë, prandaj sugjerohet kujdes!

Pa marrë parasysh këtë, limoni si një antioksidues i fuqishëm është një ilaç i dëshmuar kundër llojeve të ndryshme të sëmundjeve dhe i kancerit, që tashmë dihet prej shekujsh. Hudhra dhe limoni janë përbërësit bazë të një ilaçi të vjetër tibetian, i krijuar 2000 vite më parë, për të cilin dihet se pengon krijimin e kancerit.

Sot flitet se limoni ka efektin më të mirë ndaj cisteve dhe tumoreve. Ndikon pozitivisht në të gjitha format e kancerit, posaçërisht atë të mushkërive, të gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe pankreasit.