Limak gjen punë për kosovarët në Stamboll, Rostov të Rusisë dhe në Kajro

Kompania Limak që menaxhon dhe operon me ANP ’Adem Jashari’ po krijon mundësi punësimi për shumë kosovarë. Kjo kompani u ka ofruar mundësi punësimi kosovarëve në projektet e aeroporteve që ajo po i ndërton në Turqi, Egjipt e edhe në Rusi.

Lajme

23/07/2015 11:25

Kompania Limak fiton tenderin prej 210 milion euro për ndërtimin e aeroportit Rostov në Rusi me një sipërfaqe të terminalit prej 55,000 m2, ndërtesa administrative dhe zyre 18,000 m2 si dhe depo dhe Cargo prej 19,000 m2.

Me fitimin e këtij projekti kompania Limak është duke shqyrtuar mundësitë e punësimit të kosovarëve (inxhinierë dhe arkitektë) të cilët kanë punuar në Grupin Limak në Kosovë që të jenë pjesë e projektit të ndërtimit të këtij aeroporti.

aa

Po ashtu, për shkak të një bashkëpunimi të mirë me kompani nënkontraktuese kosovare në ndërtimin e ANP ‘Adem Jashari’ kompania Limak është duke shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit me kompani nënkontraktuese kosovare edhe në ndërtimin e aeroportit me të madh në botë Istanbul Grand Airport në Turqi, i cili do të përfundojë në vitin 2018.

Gjatë periudhës së fundit disa arkitektë dhe inxhinierë kosovarë janë të angazhuar në projektin e Kajro-s si pjesë e grupit Limak të cilët janë duke ndërtuar aeroportin e Kajro-s. /lajmi.net