Limaj viziton për ngushëllime familjen Haradinaj

Zëvendëskryeministri i vendit Fatmir Limaj, ka vizituar familjen e Kryeministri të Kosovës Ramush Haradinajt, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të të parit të qeverisë, Hilmiut.

Lajme

17/06/2018 14:48

Ai është parë të ketë takuar për ngushëllime, Kryeministrin Haradinaj si dhe nënën e tij, njofton Klan Kosova.

”Në familjen e kryeministrit Haradinaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi!

Ramushit, Dautit dhe gjithë familjes Haradinaj u shprehëm ngushëllime për vdekjen e Bacës Hilmi.
Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Hilmi!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuoi e dha gjithçka!
Lavdi!”