Limaj viziton BIK-un për Bajram

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka vizituar Bashkësinë Islame me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Lajme

15/06/2018 11:46

Limaj ka shprehur respektin për sakrificën që kanë bërë besimtarët islamë gjatë muajit të Ramazanit.

Ai ka takuar myftiun Naim Tërnava, ndërsa atje ka shkuar me kryetarën e forumit të gruas, Valdete Bajramin, deputetin Haxhi Shala dhe ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

Urimi i Limajt në Facebook:

Bashkë me kryetaren e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami, deputetin Shala dhe ministrin Bytyqi vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës. E uruam Myftiun Tërnava për Festën e Fitër Bajramit. Shpreh mirënjohjen dhe respektin për besimtarët që për një muaj kanë sakrifikuar me përkushtim në përmbushjen e detyrave para Zotit. Shpresoj që edukata dhe sakrifica e Ramazanit të na shërbejë për paqe, harmoni dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit. Urime Festa e Fitër Bajramit.