Limaj: Vetëm zgjedhje dhe asgjë tjetër

“Kanë pasuar protestat e qytetarëve dhe kanë dëshmuar se kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, tha Limaj, raporton lajmi.net.

Lajme

19/02/2016 11:44

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën deklaroi pas seancës së ndërprerë të Kuvendit se nga sesioni vjeshtor i parlamentit, ka pasur vendim Gjykatës Kushtetuese, e cila me vendim deklaroi se Qeveria ka shkelur së paku 23 nene të Kushtetutës.

Limaj tha se nga 23 dhjetori e deri më tani, kanë pritur që kjo Qeveri të reflektojë.

“Kanë pasuar protestat e qytetarëve dhe kanë dëshmuar se kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, tha Limaj, raporton lajmi.net.

“Ne vazhdimisht kemi thënë që nuk ka kushte për seanca parlamentare, dhe vendi është në krizë të thellë pasi ka nevojë për zgjidhje politike”.

Limaj u shpreh se kjo mënyrë e sjelljes e këtij regjimi, është e papërgjshme pasi këta nuk janë të interesuar për zgjidhje të krizës por për thellim të saj.

“Zgjidhja është plotësimi i kërkesës së qyetetarëve të Kosovës që të ketë dorëhqeje dhe zgjedhje të parakohshme”.

Ai tha se kjo  mënyrë se kinse po mbajmë seanca, është për të thelluar krizën.

“Nuk duhet të përdoren seancat që të jepen lajme të tilla se si po jepen. Nuk ka zgjidhje tjetër politike”, tha Limaj, raporton lajmi.net.

“Nga shtatori kemi kërkuar të bisedojmë, e këta ishin kryenqeç. Ata thoshin se nuk kemi dhënë territor  e nuk e  kemi shkelur Kushtetutën”, us hpreh Limaj.

Sipas tij, kjo nuk është më një qeveri, por një regjim për të vazhduar me kryeneqësi se kinse po qeveris me vendin.

“Ne kemi parë cfarë kanë thënë në konferencë, e kuptojmë se janë nervoz se nuk po realizohen objektivat e tyre. Populli ka ndryshuar dhe nuk duan  qeverisje nga një regjim i tillë”.