Limaj: Ushtria e Kosovës është e bekuar, komandanti i parë i saj ishte Adem Jashari

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar si dite historike votimin e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Lajme

14/12/2018 12:59

Limaj ka thënë se ushtria e Kosovës do të ofroj më shumë siguri për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie.

Kosova e Kosovës thotë zv-kryeministri se do t’i kontribuoje forcimit të paqes në rajon dhe do të jetë në krah të partnereve ndërkombëtare dhe synimi tani është anëtarësimi në NATO.

Limaj përmes një shkrimi ka thënë se sot është një moment historik dhe Kosova po e ndërton një shtylle të rëndësishme të shtetësisë siç është ushtria.

Sipas Limajt, po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave jo vetëm të këtij brezi, por edhe brezave të mëhershëm.

“Në këtë ditë të madhe për popullin shqiptarë, ne kujtojmë gjithë ata burra e gra të cilët kanë bërë të mundur lirinë e Kosovës. Kujtojmë me krenari dhe nderë të gjithë ata burra e gra kanë bërë të mundur një ëndërr shekullore të shqiptarëve për ta pasur në realitet Ushtrinë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Më tutje, Limaj ka thënë se nuk ka privilegj më të madh dhe një ushtri nuk mund të jetë më e nderuar që në themelet e saj, gjithmonë rekrutet që do të vijnë gjeneratë pas gjeneratë do të kujtojnë me lavdi e respekt se komandanti i parë i kësaj ushtrie ishte, Adem Jashari, komandanti legjendar.

Nuk ka privilegj më të madh dhe një ushtri nuk mund të jetë më e nderuar dhe rrallë ndodhë që një Ushtri, e cila u krijua sot, e në themelet e saj, gjithmonë rekrutët që do të vijnë gjeneratë pas gjenerate do të kujtojnë më lavdi e respekt se komandanti i parë i kësaj ushtrie ishte Adem Jashari, komandanti legjendar.

“Lum për ata djem e vajza që do të rekrutohen dhe lum për ata djem e vajza që do të veshin uniformën e Ushtrisë së Kosovës në të ardhmen. Urime, Kosovë USHTRIA”, ka shkruar Limaj.