Limaj takoi kreun e Lëvizjes Besa, diskutuan për zhvillimet aktuale

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij është e interesuar  që që partitë politike shqiptare të arrijnë objektivat e veta në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme

12/01/2017 15:39

Këto komente Limaj i ka bërë pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Në takimin e zhvilluar sot, është  biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë e Maqedoni.

“Ne si Nismë jemi shumë të interesuar që partitë politike shqiptare të arrijnë objektivat e veta në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kur Maqedonia është mirë në frymën e zhvillimeve demokratike atëherë është shumë më i lehtë zhvillimi i Kosovës”, ka thënë Limaj, thuhet në komunikatën e Nismës.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u shpreh se bashkëpunimi me subjektet politike në Kosovë është i domosdoshëm, kur e dimë se vendet tona ndodhën pranë ngjarjeve me rëndësi për rajonin dhe Europën.

“Ne jemi të interesuar që të zhvillojmë sa më shumë bashkëpunime me Kosovën, por edhe me Shqipërinë sepse vetëm duke u angazhuar së bashku mund të realizojmë objektivat tona në të mirë të kombit shqiptar kudo që jetojnë dhe veprojnë, ka thënë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami./Lajmi.net/

img_0437