Limaj takoi ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç – Lajmi.net
Limaj takoi ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 12:26, 14 September 2017
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila e uroi për formimin e qeverisë dhe për detyrën me përgjegjësi të zëvendëskryeministrit Limaj.

Me këtë rast, ambasadorja Kiliç shprehu gatishmërinë e shtetit turk për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat.

Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadoren Kiliç për urimin dhe për ndihmën e shtetit turk në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Limaj dhe ambasadorja Kiliç u pajtuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, ndërmjet dy shteteve.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion