Limaj: Skenderaj nuk është bastion i asnjë partie

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në një tubim në Skenderaj, u ka bërë thirrje drenicakve që të votojnë subjektin e tij politik. 

Lajme

30/05/2014 18:49

Në këtë tubim elektoral, Limaj tha se tash e tutje Skenderaj dhe Drenica nuk duhet të jenë bastion i asnjë partie politike, por duhet të jenë bastion i të gjithëve pa dallim, ashtu siç ka qenë bastion i atdhetarizmit.

Ai u ka premtuar atyre se me Nismën në pushtet, do të ketë një qeverisje të drejtë me rend dhe ligj.

Ndërsa kryetari i këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi tha se Skenderaj nuk meriton këtë qeverisje siç është qeverisur deri tash.

Ai tha se me Nismën nuk do të ketë kërcënime as për arsimtarët as për drejtorë të shkollave si dhe i padijshmi nuk do t’ia zë vendin atij i cili është i përgatitur dhe ka nivelin profesional dhe moral.

Po ashtu janë prezantuar edhe tre kandidat për deputetë të Nismës për Kosovën në komunën e Skenderajt.