Limaj: Shqiptarët do t’i nderojnë përjetë e mot të gjithë ata që trasuan rrugën drejt lirisë

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatoreve të Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.

Lajme

25/11/2018 16:42

Në prag të mbledhjes se dy qeverive shqiptare që do të mbahet nesër në Pejë, përfaqësues të dy qeverive shqiptare kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatoreve të Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i ka vlerësuar lartë këto figura.

Sipas Limajt, qyteti i Prizrenit është zbukuruar edhe më shumë më shtatorët e tre heronjve, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Limaj ka shkruar se, shqiptarëtdo t’i nderojnë përjetë e mot të gjithë ata që trasuan rrugën lirisë.

Statusi i plotë i Limajt pa ndërhyrje:

Në prag të Festës Kombëtare të 28 Nëntorit dhe në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, në qytetin historik të Prizrenit, së bashku me Qeverinë Shqiptare përuruam shtatoret e figurave të ndritura kombëtare; Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.

Këta tre burra të mëdhenj të kombit ishin ideatorët dhe burrështetasit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Shqiptarët do t’i nderojnë përjetë e mot të gjithë ata që trasuan rrugën drejt lirisë.

Përgëzime autorëve të këtyre shtatoreve të cilat zbukuruan qytetin e Prizrenit!

Lavdi jetës dhe veprës të Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe gjithë delegatëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!. /Lajmi.net/