Limaj për debatin e flamurit: Majlinda Kelmendi mori medaljen me flamurin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se është krejt e panevojshme debati për vendosjen e flamur të Kosovës në Prishtinë.

Lajme

13/02/2018 20:42

Limaj ka thënë se është dhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës, dhe kjo është arsyeja pse po vendoset flamuri.

E ai ka thënë se Kosova është shtet i lirë dhe kushdo dhe kudo mund ta vendos flamurin kombëtar, por vendosja e flamurit të Kosovës është me simbolik sepse simbolizon shtetin e Kosovës.

“E kemi përvjetorin edhe nuk e di pse po bëhet ky debat. Kush na e ndalon, e vendosim ku dojmë dhe ka dojmë. Është dhjetë vjetori, është gjëja më normale vendosja e flamurit të Kosovës. Unë se kam atë problem , e vendosim ku dojmë, vend i lirë jemi”, ka thënë Limaj në tv Dukagjin.

Limaj ka thënë se medaljen e artë në gara Majlinda Kelmendi e fitoi me flamurin e Kosovës, dhe sipas tij, kjo është krenari.

“Majlinda mori medaljen me flamurin e Kosovës, kjo është krenari”, ka thënë Limaj./Lajmi.net/