Limaj paralajmëron thellim të krizës politike

Kryetari Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në fjalimin e tij në Kuvend tha se nga sot Parlamenti i Kosovës merr përgjegjësi për thellimin e krizës në vend.

Lajme

26/02/2016 13:42

Ai kërkoi se në një situatë të tillë politike, ku shkaktar i krizës është qeveria e Kosovës, të mos procedohet me votim të presidentit të Kosovës. Ndërsa, paralajmërojë se me zgjedhjen e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, president të Kosovës, kriza politike do të thellohet.

“Deri më sot Kuvendi i Kosovës nuk ka pas rrol në thellim të krizës. Shkaktar i krizës ka qen Qeveria e Kosovës . Parlamenti i Kosovës sot është para një sfide të madhe. Sot është para një zgjidhje t’i jep zgjidhje krizës apo ta thellojë krizën në vend. Përgjegjësinë e kanë të gjithë parlamenti. Në rast se Thaçi zgjidhet, ju garantojë se zgjidhja e tij, vetëm do ta thellojë krizën” tha deputeti Limaj.

Limaj gjithashtu tha se  Kuvendi për hir të interesave do të duhet të jep rrugëzgjidhje që ta nxjerr vendin nga kriza. Sot parlamenti duhet ta qoj vendin ne zgjedhje. Dhe se me një votim nuk zgjidhet kriza. Nëse procedojmë me votim parlamenti merr përgjegjësinë e krizës në vend.