Limaj: Nuk e marrë seriozisht Thaçin, ju ka ba’ gjoksi gropa t’u thënë “unë, unë” (video)

Deklaratat e presidentit Thaçi për bashkim të shqiptarëve në rast se BE vazhdon mos me pranue Kosovën, lideri i Nismës për Kosovën, Farmir Limaj i ka quajtur hajgare.

Lajme

20/04/2017 20:15

“S’merrem me deklaratat hajgare të Thaçit, sepse ai brenda dite 10 here i ndërron deklaratat”, ka thënë Limaj në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Limaj ka thane se BE nuk i merr seriozisht deklaratat e Thaçit, sepse nuk ka seriozitet në atë çka thotë.

“Ato deklarata janë mashtrim për qytetarët, si me rastin e ushtrisë”, ka thane Limaj. /Lajmi.net/

YouTube player