Limaj: Mirënjohës ndaj miqve tanë, Amerikës dhe Evropës

Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka përkujtuar 18 vite që kur NATO filloi bombardimet mbi regjimin e Millosheviqit.

Lajme

24/03/2017 12:46

Limaj thotë, se sot 18 vite më parë Kosovës i dolën në ndihmë miqtë e saj dhe se tani ai ndihet shumë mirënjohës me ta, transmeton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

“Sot po bëhen 18 vite që kur NATO filloi bombardimet mbi regjimin e Milosheviçit. Sot bëhen plotë 18 vite që kur populli ynë filloi që të mos ndihej më i pa krahë.

Sot 18 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa i dolën në ndihmë Kosovës, i dolën në ndihmë luftës çlirimtare të UÇK-së, e cila vërtetë kishte nevojë për miq.

Shumë mirënjohje për miqtë e shtetit tonë!”, shkruan ai. /Lajmi.net/