Limaj: Koalicioni qeverisës po e vazhdon krizën, ne duam kthim të normalitetit

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj e ka akuzuar koalicionin qeverisës që sipas tij po e bllokon Kuvendin dhe nuk po e kthen normalitetin në vend.

Lajme

14/12/2015 10:31

Limaj thekson se janë pikërisht ata që dëshirojnë zhbllokimin e Parlamentit, përderisa thotë se Qeveria po vazhdon me logjikën e saj që siç thotë ai po e vazhdojnë krizën, gjë e cila sipas tij, mund të zgjidhet pa telashe, raporton lajmi.net.

“Ne po dojmë me zhbollku Parlamentin e Kosovës, me kthy normalitetin. Besoj opozita i ka m ënyrat e saj për ta bllokuar, mirëpo ende ka kohë per reflektim nga koaliconin qeverisës. Shpresoj që të ndryshojnë qëndrim”, ka pranuar Limaj./lajmi.net.