Limaj kërkon nga Mustafa të mos emërojë 70 zëvendësministra

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se do të ishte shqetësuese nëse është i vërtetë lajmi se Qeveria Mustafa do të ketë mbi 70 zëvendësministra.

Lajme

14/12/2014 15:42

Ai përmes një postimi në Faceebook ka shkruar se nëse një gjë e tillë del të jetë e vërtetë, atëherë prioritetet e kryeministrit Mustafa do të duhej të quheshin ndryshe.

“Lajmi i cili po qarkullon se Kryeministri i sapo emëruar z. Isa Mustafa do të akomodoj mbi 70 zëvendësministra është shumë shqetësues, si për popullin e Kosovës ashtu edhe për të gjitha strukturat politike dhe institucionet tjera në Kosovë.

Unë fuqimisht shpresoj që këto shifra të mos jenë të sakta, sepse në këtë kohë, prioritetet e z. Mustafa do të duhej të ishin dhe quheshin ndryshe.

Z. Mustafa, ju keni detyra dhe obligime madhore përpara vetës. Mos e bëni këtë GABIM qysh në fillim”, ka shkruar Limaj.