Limaj kërkon ndihmë profesionale nga Akademia e Shkencave

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.  Më këtë rast zëvendëskryeministri Limaj e ka uruar Nexhat Dacin për zgjedhjen në krye të këtij institucioni.

Lajme

04/01/2018 14:06

Zëvendëskryeministri Limaj ka ofruar gatishmërinë e Qeverisë për të mbështetur këtë institucion, që të kenë të gjitha kushtet e nevojshme në misionin e tyre për forcimin dhe fuqizimin intelektual e shkencor të Kosovës.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës ofruam mbështetjen e këtij institucioni dhe njëkohësisht kërkuam edhe ndihmën profesionale nga ky institucion i rëndësishëm për vendin tonë. Besoj se ky bashkëpunim do të fuqizohet mes Akademisë, Qeverisë dhe ministrisë përkatëse”, theksi zëvendëskryeministri Limaj, duke kërkuar që ky institucion të ndihmojë në shkencë, si dhe reformat e nevojshme në arsim.

Kryetari i porsazgjedhur i Akademisë, Nexhat Daci ka siguruar zëvendëskryeministrin Limaj se institucioni të cilin ai e drejton do të jap kontributin e saj kudo që i kërkohet nga ana e institucioneve të Kosovës./Lajmi.net/