Limaj: Ishin grup i vogël ata që shkaktuan dhunë

Lideri i partisë Nisma për Kosovën, ka thënë se dënon dhunën e shkaktuar, sipas tij nga një grup i vogël i protestuesve. 

Lajme

24/01/2015 20:35

Ai thotë se pjesëmarrja masive e qytetarëve sot në kryeqytet dëshmon më së miri se sa të pakënaqur dhe të shqetësuar janë njerëzit me këtë qeverisje dhe zhvillimet aktuale politike, ekonomike e sociale në Kosovë. 

“Ftoj edhe njëherë koalicionin qeveritar që t’i merr seriozisht kërkesat e qytetarëve dhe shqetësimet e tyre dhe të mos tentoj që nëpërmjet mediave qeveritare të minimizoj apo t’i ik shkaqeve të protestës duke tentuar që protestën masive paqësore ta lë nën hijen e një episodi të dhunshëm të një grupi të vogël njerëzish që ndodhi pasi protesta kishte përfunduar e që gjej rastin të dënoj këto veprime të këtij grupi njerëzish”, ka thënë Limaj.